Studentët dhe qytetarët, të cilët udhëtojnë nga lindja drejt Tiranës dhe anasjellas, nuk do të presin me orë të tëra për të marrë autobusin. Terminali Lindor i autobusëve qytetas dhe ndërqytetas në kryeqytet pritet të jetë gati në fund të shtatorit.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga terminali lindor, ndërsa shkruan se është konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban, ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar.
‘Mirëmëngjes dhe me Terminalin Lindor të autobusëve në kryeqytet, konceptuar si një pikë lidhje ndërmjet transportit urban, ndërqytetas dhe atij ndërkombëtar, për të sjellë një shërbim më të mirë për qytetarët, që do të jetë gati në shtator, ju uroj një javë të mbarë.’- shkruan Rama.
g.kosovari