Vetëm para pak ditësh BE hapi negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por shumica e evropianëve shprehen kundër zgjerimit të Bashkimit Evropian.
Qytetaret austriakë kane dalë hapur kundër zgjerimit janë austriakët. Edhe pse qeveria e kancelarit Federal Karl Nehammer e mbështet integrimin e Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane, qytetarët austriakë duket se nuk mendojnë njesoj.
Sipas një sondazhi të fundit nga Gesellschaft für Europapolitik (ÖGfE) në korrik, vetëm 20 për qind janë në favor të pranimit të Maqedonisë së Veriut në BE. Në prill ishte ende 26 për qind.
Madje në rastin e Shqipërisë, miratimi për anëtarësim në BE ra nga 35 në 14 për qind.
“Një shumicë e qartë kundërshton zgjerimin e BE-së për të përfshirë këto vende, me të cilat negociatat për anëtarësim kanë nisur pas vonesave të gjata.”, shkruan Die Presse.
/e.d