Një shofer transporti i cili po ngiste motoçikletën e tij është me fat që është gjallë pasi gjatë një përleshjeje me një shofer tjetër, ky i fundit e hodhi nga ura.
Ngjarja ka ndodhur në Meksikën Qendrore. Pamjet tregojnë një burrë dhe një grua të cilët debatojnë me 26-vjeçarin iquajtur Guillermo, 36 vjeç i cili mbante kaskën e tij të motorit në kokë.
Videoja e incidentit e cila ndodhi në një urë në në Cuautitlán Izcalli, Meksikë, të mërkurën e kaluar, tregonte gruan duke shtyrë Guillermon.
Ai përgjigjet duke e goditur me grusht shoferin dhe të dy fillojnë të përleshen deri sa shoferi i makinës e shtyn papritmas mbi parmakun mbrojtës.
Shoferi qëndron për një moment mbi urë dhe shikon se ku ka rënë Guillermo përpara se të mbyllte bagazhin dhe të largohej me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Zyra e prokurorit të Përgjithshëm u njih me ngjarjen pasi pa videon në rrjetet sociale dhe mori përsipër hetimin. Nuk dihen ende shkaqet e incidentit të dhunshëm. Guillermo u dërgua me ambulancë në një spital në komunën e Naucalpan me një këmbë të thyer.
g.kosovari