Pas kërcënimeve për një sulm të mundshëm terrorist, muxhahedinët e strehuar në Shqipëri anulojnë Samitin që do të mbanin më 23 dhe 24 korrik brenda kampit Ashraf 3 në Manzë të Durrësit.
‘Samiti Botëror i Iranit të Lirë i planifikuar për t’u mbajtur më 23 dhe 24 korrik në Ashraf 3, Shqipëri, shtyhet deri në një njoftim të dytë me rekomandime të qeverisë shqiptare dhe për shkak të kërcënimeve terroriste dhe komploteve të regjimit të mullahëve.’- njofton sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit./m.j