Berisha shpallet “non grata” nga Britania, reagon Rama. Në një postim pa koment në Twitter, Rama ka publikuar foton e librit të Enver Hoxhës, mbi rrezikun anglo-amerikan që i kanosej Shqipërisë.
Berisha e bëri vetë të ditur lajmin se i është ndaluar hyrja në Angli, gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët ditën e sotme.
“NO COMMENT”, shkruan Rama në Tiwitter të cilën e shoqëron me foton e mëposhtme.
“Enver Hoxha. Rreziko anglo-amerikan për Shqipërinë. Kujtime”, shkruhet mbi foton e publikuar nga kryeministri.
/e.d