Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se është shpallur non grata nga Mbretëria e Bashkuar. Ai tha se ka marrë një letër nga sekretari i brendshëm i këtij shteti ku është njoftuar për ndalimin e hyrjes në këtë vend.
Berisha deklaroi se ky vendim është marrë në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që sipas tij ka financuar vendimin e Anthony Blinken.
“Kjo ishte çështja e dytë pse jam sot para jush. Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin. Jam njoftuar me një letër se sekretari i brendshëm ka marrë vendimin për moslejimin tim për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar me arsyetimin e keni lidhje me kriminelë dhe jeni gati t’i përdorni këto lidhje për politikë.
Ky vendim është në vrazhdën e shpifjeve për interesa të të njëjtit grup që kanë financuar vendimin e Blinken. Unë kam qenë në dijeni të përpjekjeve që partner ndërkombëtarë t’i bashkangjiten vendimit të tyre”, tha Berisha.
g.kosovari