Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar pse nuk votoi rezoluten kundër raportit të Dick Martyt një ditë më parë në Kuvend.
Ai u shpreh se nuk mund të ishte në seancë për arsye pune. “Unë e kam deklaruar votën time kundër. Për arsye pune nuk mund të isha në seancë”, tha ai.
“Për një arsye pune nuk mund të isha, por deklarova votën pro në platformën e parlamentit. Për pozicionin që unë kam kjo është kryesoja, Ishte vendosur që ne si deputett ta votojmë rezolutën. Obligime të tjera nuk më lejuan të isha i pranishëm. Unë e kam denoncuar raportin e Dick Marty“, deklaroi Berisha.
g.kosovari