Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë potencialin për të avancuar në terren dhe për t’u shkaktuar viktima forcave ruse. Kështu deklaroi presidenti Zelensky pas takimit me liderët ushtarakë.
Në mesazhin e tij të zakonshëm në mbrëmje, udhëheqësi ukrainas tha se sulmet ndaj trupave të Moskës duhet të rriten. Kjo është arsyeja pse Kievi mbështetet shumë në armët e dërguara nga vendet perëndimore, veçanërisht në raketat me rreze të gjatë veprimi si Himars i SHBA-së.
Në 24 orët e fundit, rreth 28,000 njerëz, përfshirë 4,611 fëmijë, janë evakuuar nga rajonet e rrezikshme të Ukrainës dhe republikat e Donbass dhe janë transportuar në territorin e Federatës Ruse.
Këtë e ka bërë të ditur gjenerali Mikhail Mizintsev duke shtuar se pavarësisht pengesave të krijuara nga Kievi, në 24 orët e fundit, pa pjesëmarrjen e autoriteteve ukrainase, 27,698 persona, përfshirë 4,611 fëmijë, u evakuuan në territorin e Federatës Ruse nga rajonet e rrezikshme të Ukrainës dhe republikat e Donbasit.
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko foli për mundësinë e përhapjes së konfliktit: “Le të ndalemi dhe më pas të zbulojmë se si të vazhdojmë të jetojmë. Nuk ka nevojë të shkojmë më tej. Më tej është humnera e luftës bërthamore”. Dhe ish-presidenti rus Dmitri Medvedev i hodhi benzinë zjarrit duke thënë se “si rezultat i gjithë asaj që po ndodh, Ukraina mund të humbasë atë që ka mbetur nga sovraniteti i saj shtetëror dhe të zhduket nga hartat”.
g.kosovari