Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Silva Caka thotë se reforma në drejtësi nuk po jep rezultatet e pritura, 6 vite pas miratimit të saj në Kuvend.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tregoi një bisedë të saj me shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), ku nuk donte ta dëgjonte rreth shqetësimeve që kishte për reformën.
“Unë do të them diçka që nuk e kam thënë asnjëherë më përpara, por që është momenti për ta thënë sepse nuk ka arsye pse t’i mbajmë më disa gjëra.
Ne kemi zhvilluar një takim me shefen e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM) dhe kur personalisht si deputete e Lëvizjes Socialiste për Integrim, kam filluar t’i ngre të gjitha shqetësimet që kishim ne në raport me reformën në drejtësi, me institucionet e reja, kryesisht KPK dhe KPA, kam marrë një përgjigjë nuk kam kohë të të dëgjoj dhe nuk dua të të dëgjoj”, theksoi Caka.
Sipas saj, ka edhe ndërkombëtarë të tjerë të cilët nuk kanë dashur të dëgjojnë shqetësimet e opozitës./m.j