Deputetja e PD-së Flutura Açka ka reaguar pas deklaratave të bëra sot në parlament nga kryeministri Edi Rama.
Açka shkruan në “Facebook” se e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete, duke iu referuar replikës së Grida Dumës.
POSTIMI I PLOTË
Kur nuk flasin burrat e parlamentit, të cilët e kishin për detyrë
Pas fjalimin të turpshëm të Kryeministrit të mbushur me “kocka të bluara”, “thika”, “varre”, “heshta në fyt”, “pështyma”, dhe me togfjalëshin e paturpshëm
“foltore dhe gojore” e mori përgjigjen thjesht nga një grua deputete:
Grida Duma: “Sa mirë që më ka bërë Zoti grua. Kush e ka aparatin tretës në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje.”
“Gojore”, tha Kryeministri në sy të ministreve të tij, dhe ato e duartrokitën fjalimin e tij. Zot na i ruaj gratë nga çmendina e këtij burri të pacipë!