Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qeveria do të çojë përpara projektligjin për aministinë fiskale pavarësisht qëndrimeve kundër të organizatave ndërkombëtare.
“Kemi pasur edhe një konsultë të madhe publike. Jemi të vendosur ta çojmë përpara por duam të ballafaqojmë sa më shumë opinione duke ballafaqur kritikat me faktet. Ky projektligj ka zgjatur gati tre vjet. Paragjykimi se aministia është kushtetuese. Amnistia është kushtetuese e bëjnë vendet e tjera, por kur vjen pun ate Shqipëria, nuk e pranojnë, këtë nuk e pranojmë as nga BE as nga SHBA dhe as nga Hëna”, tha Rama.
Rama foli edhe për votën e tij kundër reformës territoriale në vitin 2011 që i kushtoi Shqipërisë marrjen e statusit kandidat. “Po t’i kthehemi historisë ky është një mit që u krijua nga propaganda e kohës. Ne i miratuam të treja ligjet para periudhës së përcaktuar nga KiE dhe nuk e morëm. Statusi i kandidatit erdhi pas një sërë reformash të tjera dhe pasi u larguan ata”, tha Rama.
g.kosovari