Një kapanon mobilerie është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e Bërxullës.
Sipas policisë, si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Forcat zjarrëfikëse kanë shkuar në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2022, rreth orës 21:00, në Bërxullë, ka rënë zjarr në një kapanon mobilerie, dhe ka vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.
Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
g.kosovari