Shoferi i një linje urbani në Tiranë është kapur ‘mat’ duke përdorur telefonin gjatë drejtimit të autobusit.
Në pamjet duket se drejtuesi i mjetit, Denis Sinani drejton mjetin ndërsa në njërën dorë mban celularin. Për këtë është gjobitur me 8000 mijë lekë.
Pavarësisht se policia vendos herë pas here gjoba ndaj drejtuesve të mjeteve që përdorin celularë duke u kthyer në burim aksidentesh, duket se nuk po ndërgjegjësohen.
g.kosovari