Informacionet më të fundit nga banorë të fshatit të Mujallisë, bëjnë me dije, se janë larguar tashmë forcat e policisë nga vendi ku u gjet canabis sativa.
Po sipas këtyre burimeve, forca të policisë i janë drejtuar një fshati tjetër në këtë zonë, Baltëzës.
Dyshohet se policia në këtë fshat ka gjetur një automjet të dyshimtë. Por që nuk dihet ende nëse ka lidhje me ngjarjen e fshatit Mujalli dhe sipërfaqet më canabis sativa.
Ndërkohë policia e shtetit nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar mbi këtë ngjarje.
/e.d