Në një prononcim për gazetarët, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla bëri me dije se procesi i integrimit kërkon përgjegjësi nga çdo deputet.
Ai tha se gjithçka që synohet është që procesi të kryhet në bashkëpunim me opozitën shqiptare pasi ky është një proces ku gjithë-përfshirja është thelbësore.
Balla: Kërkon përgjegjësi nga ana e çdo deputeti. Ky proces përfundimtar duhet të përfundojnë me një përafrim të plotë të legjislacionit shqiptar, mendoj që roli i Kuvendit është thelbësor. Gjithçka ne synojmë ta kryejmë në bashkëpunim me opozitën shqiptare pasi ky është një proces ku gjithë-përfshirja është thelbësore.
/a.r