Policia e Vlorës ka reaguar pas publikimit të një foto të publikuar në rrjete sociale ku shihen dy efektivë duke shkëmbyer puthje.
Mësohet se janë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
Njoftimi i policisë:
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.
/e.d
Nuku kanë faj.
Te rinj janë.
Tetë orë, vajzë e djalë vetëm në njp veturë e çdo të bëjnë ?
Edhe punën edhe qejfin. Qejfi në këtë rast është pa lekë, se nuku hiqen brekë. Vetëm puthur kanë. Puthjet janë gratis.
Tu japën ndonjë qortim që të kenë kujdes herë tjetër, dhe po qe se e trashën muhabetin, të martonenë me njëri jatrinë. Çtë keqe ka ? Në punë njihen dynjaja. Shokë në punë e shokë në jetë.
Te kenë kujdes që kur të flenë bashkë, mos ti fryjnë bilbilit……