Nëntë nga personat e arrestuar të dielën nga policia në lidhje për dyshimet për trafik droge në Portin e Durrësit janë lënë nën masën e sigurisë arrest me burg. Ndërkohë që për 11 të tjerët do të procedohen në gjendje të lirë.
Është ky vendimi i marrë nga togat e zeza pas marrjes në pyetje të personave të arrestuar dhe këqyrjes së pamjeve filmike në ambientet e portit.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga Panorama.al hetuesit kanë dyshimet se 49 arkat me banane janë hequr nga kontejneri gjatë orëve të turnit të natës.
Pasi janë hapur disa nga kamerat e sigurisë është vënë re një lëvizje e dyshimtë me zhvendosjen e kontejnerit nga kati i parë në katin e tretë, ndërkohë që në turn ndryshe nga zakonisht ka qenë vetëm një punonjës.
Dëshmitë e të arrestuarve nuk i kanë ndihmuar shumë hetuesit pasi ata kanë mohuar të kenë dijeni për trafik kokaine apo lëvizje të tjera brenda Portit.
g.kosovari