Shoqëria “MS Unistream & CO.KG”, që i përket anija me qymyr që u kap në Portin e Durrësit me 60 kg kokainë, kërkon në Gjykatën e Posaçme të Apelit, heqjen e sekuestros së vendosur nga SPAK.
Përfaqësues të kompanisë dhe avokati i saj u paraqitën në Gjykatën e Apelit. Anija me qymyr mbërriti në Portin e Durrësit nga Kolumbia ku ishte ngarkuar me dhjetra ton qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në Shqipëri.
Përveç sekuestrimit të anijes, SPAK ka bllokuar edhe pasaportat e ekuipazhit. Në mëngjesin e 16 Majit dhe pas ndërhyrjes së policisë mes qymyrit u gjet një sasi prej gati 60 kilogramësh lëndë narkotike e dyshuar si kokainë.
/a.r