Ekzekutohet me 6 plumba një shqiptar i identifikuar si Ilir S., në shtetin belg. Viktima është 28 vjecc, i martuar dhe me një fëmijë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Diksmuide. Prokuroria ka arrestuar një person i cili dyshohet se e ka vrarë shqiptarin.
Ekzekutimi ndodhi mbrëmjen e të dielës rreth orës 21:00. Shërbimet e emergjencës morën një telefonatë ku flitej për një person të plagosur me armë zjarri. Dëshmitarët deklaruan se viktima ishte një motocciklist. Një dëshmitar i tha mediave lokale se ishte duke peshkuar dhe “kur dy plumba fluturuan”.
Peshkatari fillimisht la të bijën te fqinjët dhe më pas u kthye të shikonte. Ai u përpoq ta shpëtonte shqiptarin por pa sukses. Sipas tij, një “kasë e plotë me plumba ishte përtokë”. Rezidentët thanë se kishin parë disa makina të kalonin por është e paqartë nëse kanë lidhje me ngjarjen.
Mediat belge raportojnë se shqiptari jetonte në Koekelare. Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta dhe hetimi po vazhdon.
g.kosovari