Ka nisur në Bruksel takimi mes Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von der Leyen, Kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij maqedonas Kovaçevksi dhe Kryeministrit të Çekisë, Petr Fiala, vend që udhëheq Presidencën e BE-së.
Liderët do të diskutojnë dhe më pas do të ketë një konferencë të shkurtër për shtyp. Më pas delegacioni shqiptar do të ulet përballë atij të BE-së duke shënuar dhe nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
Negociatat për Shqipërinë do të fillojnë me kapitujt 23 dhe 24 që kanë të bëjnë përkatësisht me drejtësinë dhe çështjet ekonomike.
/a.r