Një mjet është gjetur i djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Ahmetaq, ku burime bëjnë me dije se po hetohet nëse ka lidhje me atentatin e djeshëm pranë mbikalimit të Fushë Kruijës.
Nga policia bëjnë me dije se po hetohet nëse makina e gjetur e djegur ne Ahmetaq është përdorur nga autoret e vrasjes së djeshme për tu larguar nga fshati Larushk pas djegies së automjetit tjetër.
“Më datë 18.07.2022, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Ahmetaq, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht një automjet i parkuar tip “Volksëagen”. Punohet për saktësimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton Policia.
/e.d