Në masakrën e djeshme në mbikalimin e Fushë Krujës ku mbetën të vrarë Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha dyshohet se kanë qenë të përfshirë 5 autorë.
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar ditën e sotme në ABC se katër prej tyre kanë qenë atentatorë ndërsa një person i pestë i cili i ka pritur në Larushk ku është djegur automjeti që u përdor në momentin e krimit.
Hoxha deklaroi se në Lezhë ekziston një resort që shërben si strofull për grupet kriminale ku policia nuk ka ndërhyrë asnjëherë për ta pastruar atë, por vetëm kontrolle rutinë. Ai theksoi se tashmë grupet kriminale kanë nisur vrasjet me klering duke shpjeguar edhe mënyrën e funksionimit të kësaj skeme.
“Është një resort ku policia ka hyrë me dhjetëra herë. Kapin ndonjë vajzë me pistoletë. Nuk është arritur asnjëherë që ajo bazë operacionale e këtyre njerëzve të pastrohet. Ata kanë përdorur kallashnikov sepse ai nuk të lë mundësi reagimi.
Dyshimi janë se janë katër autorë dhe një i pestë që i pret te makina tjetër ku është vënë zjarri. Sot por përdoret mënyra e vrasjeve me klering. Ne dhe struktura jonë të zgjidhim një hall dhe kur të kemi ne nevojë për të organizuar një vrasje vijnë ata për të realizuar goditjet. Kjo bëhet që të priten fijet. Nëse ti gjen ekzekutorët ti mos të arrish te porositësit”, deklaroi ai.
Hoxha foli edhe për dosjen hetimore në lidhje me Brilant Martinajt sa i takon dyshimeve për përfshirjen e tij në vrasjen e efektivit të FNSH-së Xhulion Prela. “Sa herë ka ngjarje të tilla unë i kërkoj zjarrfikëses të jetë në gatishmëri. Sepse diku shumë afër do digjet një makinë. Dje i është dashur të fikë edhe makinën e viktimave dhe makinën e vrasësve. Ata nuk pyesin sa është ora.
Mund ta vrisnin edhe natën. E kanë zero frikën. E vetmja frikë që kanë ata është nëse ndodhet në këtë mjet objektivi i tyre apo jo. Këto ngjarje kanë mesazhe. Personi që është goditur dje nuk është i zakonshëm. Është akuzuar për vrasjen e punonjësit të FNSH Xhulio Prela. Është vrarë për një motiv banal. Personi i parë që u shpall në kërkim policor është viktima i djeshëm.
Kjo dosje është dërguar në Gjykatë me të pandehur Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Këta janë arrestuar dy javë më pas. Këta kanë shkuar kanë goditur karburantin aty pranë sepse ka pasur pamje në kamerat e sigurisë. Në këtë çështje Brilant Martinaj nuk është në dosje zyrtarisht. Pavarësisht se dje dhe sot është përmendur për këtë vrasje”, tha Hoxha.
g.kosovari