Një operacion antidrogë është ndërmarrë nga policia italiane mëngjesin e sotëm në Val di Susa dhe Torino. Kërkime janë kryer edhe në provincën e Bergamos.
Karabinierët kanë ekzekutuar 8 masa sigurie, gjashtë “arrest me burg”, një “detyrim paraqitje” dhe një “arrest shtëpie” me akuzën e trafikut të drogës.
Mediet italiane bëjnë me dije se janë arrestuar 6 italianë dhe 2 shqiptarë, të cilët sipas hetuesve janë vëllezër dhe menaxhonin tregtinë e kokainës mes luginës së Suzës dhe zonës perëndimore të Torinos.
Hetimet
Hetimi filloi në qershor 2020, të arrestuarit luanin role të ndryshme brenda grupit. sipas medieve italiane, kishte shitës me shumicën persona që kujdeseshin për shpërndarjen, shitës me pakicë dhe tregtarë në shkallë të vogël.
Gjatë hetimeve u gjetën dhe sekuestruan shtatë kilogramë kokainë.
“Dy nga të arrestuarit janë vëllezër shqiptarë dhe ishin përgjegjës për furnizimin e gjithë Val di Suzës së poshtme”, shkruajnë mediet.
Pasi droga, e fshehur në kroskotin e makinave, mbërrinte nga Milano me korrier, dy vëllezërit e shisnin me pakicë.
g.kosovari