Mediat kroate raportuan këtë të dielë se autoritetet vendase i mohuan presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, vizitën private që ai kishte planifikuar të mbante.
Sipas “Jutarnji list”, Vuçiç kishte planifikuar të vizitonte sot rajonet e Jasenovac dhe Pakrac, por autoritetet kroate nuk do ta lejojnë atë të hyjë në vend.
Vuçiq kontaktoi kreun e SDSS, Milorad Pupovac dhe i tha atij se po planifikonte një vizitë private në zonën përkujtimore ku vdiqën shumë serbë në Luftën e Dytë Botërore.
Gazeta shton se qeveria ka deklaruar jozyrtarisht se Vuçiq nuk respektoi asnjë protokoll dhe se donte të bënte gjithçka jashtë procedurave dhe rregullave të marrëdhënieve diplomatike dhe se donte të kalonte kufirin kroat me ekipet e tij televizive.
/a.r