Është arrestuar 37-vjeçari i cili humbi kontrollin e gomones ditën e djeshme (16 korrik) dhe për pasojë goditi dy pushues që ishin në breg të detit.
I arrestuari është 37-vjeçari Gjergji Priftuli banues në Tiranë.
Mbi të rëndon vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
“Gjergji Priftuli duke drejtuar mjetin lundrues tip gomone, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe, të cilët aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin mjekësor”, njopfton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
/a.r