Meqë tregjet kryesore ndërkombëtare i kanë vënë sytë te 22 korriku kur gjykohet rivendosja e rregullt e furnizimeve me gaz natyror nga Rusia në Evropë, në një masë të madhe, kjo datë e caktuar mund të rezultojë më e rëndësishmja e vitit. Të paktën kështu vlerëson Deutsche Bank në analizën e saj.
Sipas një sondazhi të analistëve ndërkombëtarë, nëse verifikohet skenari negativ i këtij rasti, pritet një rënie e çmimeve të aksioneve evropiane.
Në të njëjtën kohë, paralajmërimet për një recesion janë në rritje. Mundësia që ekonomia globale të zhytet në recesion po i afrohet 50% pasi bankat qendrore shtrëngojnë politikën monetare dhe kërkesa për mallra dobësohet.
Ndjenja e investitorëve mbetet nën presion, me luftën në Ukrainë që nuk tregon asnjë shenjë zbutjeje dhe presionet inflacioniste vazhdojnë, duke i detyruar bankat qendrore në mbarë botën të rrisin në mënyrë agresive normat e interesit, duke nxitur shqetësimet për një ngadalësim serioz apo edhe recesion të ekonomisë globale.
Morgan Stanley, drejtor ekzekutiv në SHBA paralajmëroi se shumë kompani amerikane do të vuajnë pasi operacionet e tyre ndërkombëtare bëhen më pak fitimprurëse për shkak të një dollari më të fortë, duke i detyruar shumë prej tyre të rishikojnë parashikimet e tyre të fitimeve dhe të shohin rënien e aksioneve të tyre.
/a.r