Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti bashkë me zëvendësministrin e Brendshëm, Nazim Bushi, pas miratimit në Kuvend të propozimit francez, që i hap rrugën drejt BE, shihen duke kënduar.
Ahmeti dhe Bushi në një video të postuar në Facebook shihen të gëzuar për këtë vendim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut teksa ia marrin këngës.
“Bashkimi Demokratik për Integrim qëndroi fuqishëm i angazhuar në realizimin e këtij pikësynimi për të zhbllokuar rrugën e integrimit, bashkë me partnerët e koalicionit dhe njësoj do të vazhdojë të jetë e rreshtuar në taborin progresiv në çdo proces të nevojshëm deri në realizimin e ëndrrës së integrimit”, thotë Ahmeti./m.j
Brravo e urime Baca Ali! Je shqiptar e burre me b*le! E ke treguar ne vitet ’80, ’90, 2001 e perser tani! U lodhen Selat, Kurtet, Mickovsket, Berishet, Metat te te thyejne, por as hallatet nuk po t’i lekundin dot! Respekte Babush!