Partia Demokratike e Shqipërisë ka përgëzuar Parlamentin e Maqedonisë së Veriut pas pranimit të propozimit francez. Në një reagim, kreu i partisë Sali Berisha e cilwsoi votimin e sotwm nw shtetin fqinj njw vendim tw guximshwm dhe historik.
Ish-kryeministri kujton se hapja e negociatave mw Shqipwrinw kanw qenw tw bllokuara prej gjashtw vitesh pwr shkak, siç shprehet ai, tw mosplotwsimit tw kushteve nga qeveria Rama nw vitet e fundit, pwrpos vetos bullgare. Kwtw hap tw radhws tw marrw nga shteti fqinj, PD e sheh si njw zhvillim tw lidhur edhe me dwshirwn e BE pwr t’u garantuar vendeve tw rajonit perspektivwn evropiane.
Berisha zotohet po ashtu se kur PD tw jetw nw pushtet do tw miratojw çdo ligj e akt tw kwrkuar nga BE pwr negociatat.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË
Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e Maqedonë së Veriut dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona.
Lidhur me votimin e propozimit francez në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut!
Të dashur miq, Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin e Francës që i hap rrugën çeljes se negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Europian.
Me këtë rast Partia Demokratike e Shqipërisë përgëzon Parlamentin e vendit fqinj, dhe përshëndet vendimin e guximshëm dhe historik që mori sot, me të cilin zhbllokoi hapjen e negociatave me BE për të dy vendet tona.
Hapjen e negociatave për Shqipërinë me BE, të bllokuara prej 6 vitesh, dhe pasi ato u shtynë 5 herë, për shkak të mosplotësimit të kushteve nga qeveria Rama, dhe vitin e fundit për shkak të bllokimit nga Bullgaria të Maqedonisë së Veriut për zgjedhjen e kundërshtive midis këtyre vendeve, Partia Demokratike e konsideron si një zhvillim të lidhur kryesisht me dëshirën fisnike të BE dhe vendeve anëtare për të garantuar perspektivën europiane të vendeve të Ballkanit Perendimor, pavarësisht se, siç sanksionon rezoluta e Parlamentit Europian, Shqipëria ka probleme të mëdha me standardet, kushtet dhe kriteret e BE.
Me këtë rast PD garanton shqiptarët dhe BE, Komisionin Europian dhe vendet anëtare të BE, se do mbështesë, dhe, nesër në pushtet, do të marrë e miratojë çdo ligj, akt e vendim për plotësimin, kapitull për kapitull, e kërkesave të negociatave me BE, dhe për të bërë realitet anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si të ardhmen më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët. sb
Ndërkohë, kujtojmë se në reagimin e tij, kreu i qeverisë Edi Rama, e drejtoi gishtin edhe nga ata që cilësoi persona “grata e non grata” që sipas tij, kanë bërë çmos që vendi të mbeste pas në rrugën e integrimit në BE./m.j