Nëpër statuse në rrjetet sociale apo në daljet televizive, opozita nuk nguron të denoncojë herë pas here çmimin e lartë të naftës dhe benzinës në vendin tonë, por deri më tani retorika e tyre duket boshe.
Ata nuk përmendin asnjë emër oligarku që t’iu thonë shqiptarëve se tek kush shkojnë lekët e tyre që iu merren me çmime abuzive.
Sot çmimi i naftës në bursë pësoi një ulje të ndjeshme, por Bordi nuk bëri një gjë të tillë, duke e lënë të tregtohet me 240 lekë/litri. Duke marrë shkas nga ky lajm, ka ardhur një reagim nga nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili.
Teksa krahason çmimet me Maqedoninë e Veriut dhe çmimin në bursë, Vasili shprehet në një status në rrjetet sociale se “këto shifra tregojnë se si vjedh qeveria dhe oligarkët”.
Qeverinë e dimë se kush e drejton Petrit, po cilët oligarkë po na grabisin? Pse ti dhe kolegët e tu opozitar nuk guxoni t’ia u përmendi emrin oligarkëve të naftës?
Nëse çmimi i naftës është rritur abuzivisht, është Shefqet Kastrati dhe Paulin Gega që e dominojnë tregun. Për opozitën këta nuk përmenden. Çfarë “halli” ka Petrit Vasili që nuk i përmend emrin Shefqet Kastratit dhe Paulin Gegës?
Një opozitë serioze duhet t’i përmendte emër më emër ata që vjedhin shqiptarët, por deri më sot nuk e kemi parë këtë gjë.
Postimi i plotë i Vasilit:
“Nafta ne bursa ulet, ndersa Bordi i Hajduteve te qeverise vetëm e ngre çmimin! Ne Burse çmimi ka rene shume ne 95, 23 dollarë nga 227 dollarë fuçia disa jave me pare. Por Bordi i Hajduteve vazhdon plaçkitjen e shqiptareve dhe mban çmimin plot 240 leke litrin. Ndërsa ne Maqedoni aktualisht çmimi i naftës eshte 100 denare ose 189 leke litri. Pra Shqiperia e ka cmimin 51 leke me shume se sa Maqedonia.
Keto shifra flasin vete se si vjedhin si lubi qeveria dhe oligarket. Mos lejoni t’ju vjedhin më keta batakcinj te pacipe.” shkruan Vasili.
/a.r