Qeveria italiane e Mario Draghit është rrëzuar! Kryeministri italian ka paralajmëruar dorëhqejen pasi krizës politike të krijuar nga largimi i Lëvizja 5-Yje.
Kryeministri i Italisë Matrio Draghi ka njoftuar se do të japë dorëheqjen.
“Dua të njoftoj se sonte do të jap dorëheqjen time në duart e Presidentit të Republikës. Votat e sotme në Parlament janë shumë domethënëse nga pikëpamja politike. Shumica e unitetit kombëtar që e ka mbështetur këtë qeveri që nga krijimi i saj nuk është më. Pakti i besimit që qëndron në themel të veprimit të qeverisë ka dështuar.
Ditët e fundit ka pasur përkushtimin maksimal nga ana ime për të vazhduar rrugën e përbashkët, duke u përpjekur edhe për të plotësuar nevojat që më janë paraqitur nga forcat politike. Siç duket edhe nga debati dhe votimi i sotëm në Kuvend, kjo përpjekje nuk ka qenë e mjaftueshme.
Nga fjalimi im i inaugurimit në Parlament kam thënë gjithmonë se ky ekzekutiv do të shkonte përpara vetëm nëse do të kishte një perspektivë të qartë për të realizuar programin e qeverisë për të cilin forcat politike kishin votuar besimin.
Kjo kompaktësi ishte thelbësore për të përballuar sfidat e këtyre muajve. Këto kushte nuk ekzistojnë më. Ju falënderoj për punën tuaj, rezultatet e shumta të arritura. Duhet të jemi krenarë për atë që kemi arritur, në një moment shumë të vështirë, në interes të të gjithë italianëve”.- thotë kryeministri.
Më herët pati një mocion besimi në Dhomën e Lartë të Parlamentitm, në Senat, për masat që synojnë të ndihmojnë në përballimin e krizës së kostos së jetesës. Pavarësisht se Lëvizja 5-Yje zbatoi vendimin e saj për të bojkotuar votimin, mocioni u miratua me 172 vota pro dhe 39 kundër. Menjëherë pas seancës në Senat, Draghi shkoi në Quirinale për të takuar Mattarella-n. Këshilli i Ministrave i caktuar për në orët e para të pasdites më pas u anulua, por mund të mblidhet sërish në mbrëmje.
Kryeministri, Mario Draghi, tha në fillim të kësaj jave qeveria e tij nuk mund të vazhdonte pa mbështetjen e 5-Yjeve dhe ka përjashtuar mundësinë e udhëheqjes së një koalicioni me një përbërje të ndryshme. Presidenti Sergio Mattarella, arbitri suprem në politikën italiane, do të duhet të vendosë se si ta zgjidhë krizën. Ai mund t’i kërkojë Draghit të përpiqet të rivendosë administratën e tij me një votë besimi të re. Nëse nuk mund të sigurohet shumica, ai do të duhet të shpërndajë parlamentin dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme./m.j