Disa avokatë të cilët kanë thyer bojkotin dhe i janë rikthyer seancave janë pezulluar nga puna. Një prej këtyre avokatëve është edhe Nexhip Dauti, për të cilin thuhet se ka kryer shkelje të rëndë, duke thyer bojkotin.
“Komisioni Disiplinës, sot ne daten 13.06.2022 VENDOSI : Pezullimin e licenses profesionale te Av. Nexhip Dauti per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga ky avokat i Dhomës Fier . Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH, bojkoti vazhdon”, thuhet në njoftim.
Po ashtu edhe Dhoma e Avokatisë në Berat ka njoftuar se u është pezulluar licenca avokatëve “trima”, që kanë thyer bojkotin.
Prej më shumë se dy javë avokatët kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore, për shkak se kundërshtojnë Hartën e re Gjyqësore.
NJOFTIM PER AVOKATET TRIMA🤔
Komisioni Disiplinës, sot ne daten 13.07.2022 VENDOSI :
Pezullimin e licenses profesionale te disa avokateve per nje periudhe 3 mujore duke e konsideruar shkelje te rende “thyerjen e bojkotit” nga avokatet e Dhomes Berat.
Ju lutem, respektoni vendimin e DHASH./m.j