Luigj Marku, 39-vjeçari, i cili bën thirrje ekstremiste në rrjetin social Tik-Tok është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Antiterrori dhe Prokuroria e Lezhës i kanë kërkuar ndihmë autoriteteve irlandeze më qëllim arrestimin e 39-vjecarit Luigj Marku i cili akuzohet për veprime ekstremiste me qëllim nxitjen e urrejtjes.
Policia tha se ky shtetas prej kohësh publikon në rrjete socilale video dhe mesazhe radikale dhe ekstremiste. Nga verifikimet rezulton se i dyshuari ndodhet në Irlandë.
Prokuroria dhe antiterrori e kanë shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.
Prokuroria ka marrë edhe disa video për plotësimin e dosjes hetimore.
2 ditë më parë Marku, nisi dhe një konflikt në rrjetet sociale dhe me reperin ‘Stresi’.
/a.r