Që pas shkarkimit të tij, daljet Lulzim Bashës në media apo pjesëmarrja e tij në skenën politike ka qenë e paktë për të mos thënë e papërfillshme.
Por çfarë fshihet pas “zhdukjes” së tij? Analisti dhe pedagogu i Gazetarisë, Lufti Dervishi, i ftuar në emisionin “Debat” në A2cnn, është shprehur se sipas tij Lulzim Basha ka një axhendë dhe po punon për tikhtimin e tij.
“Ka axhendë. Ai pret kohën e tij dhe punon për një rikthim. Nuk e di sa shanse ka dhe sa kohë i kushton kësaj axhende, por nuk besoj se është i shkëputur”, ka deklaruar analisti Dervishi.
Dhe Basha e ka treguar se pret pafund, priti 9 vite kryetar opozite dhe pastaj iku, i zuri vendin Berisha i rikthyer. /m.j