Një ngjarje e rëndë është shënuar në Napoli mbrëmjen e djeshme. Një vajzë e mitur, 12 vjeç është goditur me thikë në fytyrë nga i dashuri i saj 17-vjeçar.
E mitura u operua nga mjekët të cilët konstatuan një plagë të thellë në fytyrën e saj të shkaktuar nga një mjet prerës.
Karabinierët kanë si të dyshuar kryesor të dashurin e saj 17-vjeçar i cili nuk gjendet.
Policia vijon kërkimet për kapjen e tij. Dyshohet se 17-vjeçari ka goditur të dashurën me thikë për arsye xhelozie./m.j