Është një nga moderatoret seks bombë të ekraneve shqiptare.
Bëhet fjalë për Alesia Bamin, e cila së fundmi i ka “çmendur” fansat me pozat e postuara në “Instagram”.
Në fotot në fjalë, Alesia shfaqet e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë jeshil, i cili i zbulon kurrizin. Flokët i mban të lidhura, ndërkohë ka bërë një make-up ku më shumë ka theksuar sytë.
Në pozën e parë, moderatorja ka pozuar në shkallë dhe në plan të parë ka vendosur të pasmet. Ndërsa në foton e dytë, ajo shfaqet e shtrirë në një dive me këmbët lart.
“Hi, Bye”, ka shkruar Bami bashkëngjitur me fotot që menjëherë morën shumë komente.
“Ma e mira. Ku shkon kaq zjarr moj. Wwooowww Alesia. Perlë. Definitivisht ma e bukura në botë”, janë disa nga komplimentet që ndjekësit nuk ia kanë kursyer bukuroshes brune.