Policia e Tiranës ka arrestuar një 50 vjeçar për veprat penale ‘Dhunë në familje’ dhe ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’.
Në pranga është vënë shtetasi I.K I cili ka dhunuar djalin e tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 50 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Shtetasi I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas i ka vënë zjarrin banesës së tyre”, njofton policia.
/a.r