Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara rikthehet në fushatë. Donald Trump, nga një podium me sloganin “Shpëtoni Amerikën”, injoroi krizën e shkaktuar nga ndryshimet klimatike përballë një audience republikane në Alaskë. Ai theksoi se vendi ka probleme më të mëdha për të adresuar se sa rritja e nivelit të detit.
“Mund të shqetësoheni për ngrohjen bërthamore, por nuk duhet të shqetësoheni për ngrohjen globale. Një ditë më parë, dëgjova dikë që tha se oqeanet do të rriten një të tetën e inçit gjatë 300 viteve të ardhshme. Ne kemi probleme më të mëdha se kaq. Ne do të kemi më shumë prona buzë detit, dhe kjo nuk është gjëja më e keqe në botë.”
Trump foli edhe për luftën në Ukrainë.
“Ne jemi një shtet që u dorëzua në Afganistan, duke lënë pas ushtarë të vdekur, shtetas amerikanë dhe pajisjet ushtarake më të mira në botë me vlerë 85 miliardë dollarë. Ne jemi një shtet që lejoi Rusinë të shkatërronte Ukrainën, duke vrarë mijëra njerëz. Dhe do të bëhet akoma më keq. Kjo nuk do të ndodhte kurrë nëse rezultati I zgjedhjeve do të ishte ndryshe. Me mua nuk ndodhi. Të gjithë ata njerëz tani kanë vdekur dhe gjithë ato qytete janë shkatërruar. Ne mund të bënim një ujdi, por as që u përpoqëm. Asgjë nuk do kishte ndodhur me mua. Besoj se Putin pa atë që ndodhi në Afganistan dhe tha: ‘këta njerëz nuk dinë se çfarë bëjnë. Kjo është mundësia jonë’. E besoj vërtetë këtë.”
Gjatë këtij tubimi Trump sinjalizoi se do të kandidojë për president në zgjedhjet e viti 2024 ndërsa përsëriti akuzën se demokratët I vodhën rizgjedhjen në 2020-ën.
/a.r