Tre turistë çekë janë bllokuar paraditen e sotme në kufirin me Thethit dhe Valbonës të cilët kanë qenë duke eksploruar zonën.
Policia bën me dije se shërbimet e policisë janë nisur drejt zonës ku janë bllokuar turistët. Për shkak të terrenit të vështirë është kërkuar edhe ndërhyrja e helikopterit.
“Rreth orës 10:07, jemi njoftuar se në kufirin mes Thethit dhe Valbonës, 3 turist çek duke eksploruar zonën, për shkak të terrenit të thepisur, janë bllokuar.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, me qëllim ofrimin e ndihmës turistëve”, thuhet në njoftimin e policisë.
/e.d