Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Mallakastër, ku mësohet se dy persona në fshatin Lofkënd kanë hyrë në pus, por kanë rënë brenda tij, duke rrezikuar dhe jetën.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se dy personat janë gjallë.
Njoftimi i Policisë
Mallakastër
Informacion paraprak
Sot, rreth orës 11:40, në fshatin Lofkënd, duke pastruar në një pus uji kanë rënë shtetasit B. B., 33 vjeç dhe B. V., 38 vjeç.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe forcat e zjarrfikëse të cilët bënë të mundur nxjerjen e dy shtetasve nga pusi me shenja jete, dhe po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
/e.d