Pak kohë pas protestës së 7 korrikut të thirrur nga Sali Berisha, deputetja Ina Zhupa ka theksuar se PD është e bashkuar dhe këtë e ka treguar edhe vetë tubimi.
Gjatë një interviste për Abcneës.al, me gazetarin Ermal Vaka, deputetja demokrate ka dhënë edhe një mesazh për deputetë e krahut të djathtë që nuk ishin në këtë tubim, duke thënë se ndjen keqardhje për ta.
“Unë mendoj se PD-ja siç e patë dhe në protestë është bashkuar në shumicën e saj mendoj se nuk ka më ato dy frontet, ato dy llogoret që ishte një periudhë e Partisë Demokratike. Demokratët janë bashkuar.
Ka një lloj problematike që ju e shikoni me drejtë që lidhet me grupin parlamentar të Partisë Demokratike edhe dje deputetë që nuk ishin në protestën e 7 korrikut.
Kishte deputetë që nuk ishin prezentë për të cilët realisht jam e keqardhur sepse i doja në front të betejës kur bëhet fjalë për përplasje me qeverinë dhe për të ngritur zërin përballë qeverisë …
E rëndësishme është që ne të mblidhemi brenda partisë demokratike, të shprehim mendimet tona dhe të votojmë për vendimet që duhet të marrim.
Ne nuk duhet të mbrojnë interesin e Edi Ramës duke dalë me 2/3 apo 5 kandidatura për inat të sime vjehrre siç është një shprehje popullore. Protesta të jetë moment bashkimi për të gjithë demokratët.”ka theksuar Ina Zhupa.
Përveç besnikëve të tij, si Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Luçiano Boçi, në protestën e Berishës morën pjesë edhe deputetët demokratë që kanë qenë kritikë ndaj tij, si Grida Duma e Ervin Salianji, Dash Sula, por nuk munguan as nga “grupi i Alibeajt” si Jorida Tabaku, Alfred Rushaj, Xhelal Mziu, Dhurata Çupi dhe aleatët Dashamir Shehi dhe Nard Ndoka.
Pjesa tjetër e deputetëve, mes tyre edhe Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj apo Gazment Bardhi zgjodhën që ta bojkotojnë këtë protestë, ndonëse Berisha ua kishte bërë të qartë se nuk ishin të ftuar./m.j