Në një video të pabesueshme të publikuar sot, një pilot helikopteri ‘luante me vdekjen’ teksa papritur mjeti i tij ra me hundë drejt shkëmbinjve të një fari në ujërat franceze, para se mrekullisht të rifitonte lartësi për të shmangur vdekjen.
Helikopteri po fluturonte drejt Farit Vielle i cili po kryen rinovime, rreth 800 metra në ujërat perëndimore të Pointe du Raz në rajonin Finistère.
Video e momentit tregon ditën e qartë kur helikopteri i afrohet strukturës për të sjellë e marrë pajisje prej saj.
Por në pamjet dramatike të ngjashme me filmat e aksionit, fluturakja ulet me hundë drejt tokës shkëmbore dhe duket se do të përplaset.
Një shtëllungë tymi del nga motorët e helikopterit por përsëri mjeti arrin të rifitojë kontrollin duke marrë lartësi.
Piloti raportohej i tronditur por shëndoshë e mirë, ndërsa në një raportim nga vendi rrjeti France Bleu tha se një punonjës në tokë ishte goditur nga një arkë pajisjesh.
Shkaku i keqfunksionimit nuk është bërë ende i ditur, por ekspertët thonë se mjeti mund të ketë pësuar një ndryshim të papritur të shpejtësisë që bëri të humbiste ekuilibrin.
Pamjet dramatike janë bërë virale në rrjet veçanërisht në një ditë relativisht të qetë lajmesh nga zhvillimet e zhurmshme.
Zyrtarët francezë thanë se hetimet vazhdojnë./m.j