Dy të mitur, 16 dhe 17 vjeç janë plagosur pasi kanë rënë nga lartësia e një qendre tregtare ku ishin duke punuar në Tiranë.
Policia ka arrestuar përgjegjësin e punimeve, 45-vjeçarin I. Gj.
Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi në objektin ku ky shtetas është përgjegjës, kanë rënë nga lartësia ku ishin duke punuar dhe si pasojë janë dëmtuar, dy shtetas të mitur 16 dhe 17 vjeç”, bën me dije policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
g.kosovari