Sali Berisha një ditë pas protestës së 7 korrikut, ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të përballet me të gjitha format e revolucionit.
Berisha: Unë jam kam thënë edhe publikisht, kurse këtu është armik i shqiptarëve për votën. Unë jam ky që jam, u qëndroj pa asnjë lëkundje për ato që deklaroj. Për mua nuk ka gjë më të rëndësishme sesa vota e shqiptarëve. Këtë e quaj të parën unë. Dil ti bli vota. Në Dibër, 4 ditë nuk e ndali paranë. Ta provojmë, sepse nëse ti ecën në këtë mënyrë, revolucioni ka mënyrat e veta dhe do ti provojë. Një kryeministër nuk mund të provojë kurrë në këtë mënyrë, por është një autokrat që merr modelin e Enver Hoxhës.
Dje po të përgjigjem shqiptarçe, protesta ia ndau frymën. Kur ja ndan frymën, ka dy mënyra, do të thotë që e tmerroi, që ti ndajmë gjërat. Protesta e djeshme e tmerroi. Kishte dalë në një nga këto anësoret e rrugës dhe çfarë thoshte, dëgjojeni vetëm monologun e tij. Kaluan amerikanet këtu dhe u mahnitën, rruga 10 metra e gjerë. Se ca kishte ajo rruga vetëm ai e di.
/a.r