Ish-kryeministri Sali Berisha ka premtuar që nëse Partia Demokratike do të vijë në pushtet, një ndër ligjet e para që do të miratojë është përjashtimi i kreut të qeverisë dhe ministrave nga parashkrimi i veprave penale.
Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se kushdo që vjedh, duhet të shkojë menjëherë në burg.
Berisha: Ik ishte në kuptimin e dorëheqjes si kryeministër. Nuk përbën amnisti. Unë publikisht kam kërkuar që për kryeministrat të hiqet çdo formë parashkrimi. Ky ligj do hyjë në fuqi dhe do jetë ndër ligjet e para që do vendosë PD kur të vijë në pushtet. Kur vjedh, duhet të shkojë në burg. Një nga ligjet që do vendoset është pikërisght ky. Heqja e amnistisë për çdo kryeministër në 30 vitet e fundit. Edhe për ministrat. Ky parashkrim shndërrohet në lak në fyt për qytetarët.
/a.r