Mesazhi i kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, nga protesta e opozitës, ishte për të treguar qytetarëve se detyrë e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët si një vit më pare.
Kryemadhi deklaroi se Rama kërkon të çnderojë flamurin shqiptar.
Sipas saj, duhet të mblidhemi të gjithë për të shpëtuar Shqipërinë.
Mirëmbrëma dhe ju policë të nderuar që sot jeni njerëzit më pak të paguar, se paratë tuaja shkojnë për inceneratorët e Erion Veliajt. Ju jeni ata që na jepni më shumë forcë, sepse ju vuani siç vuajnë atyre që u prishën shtëpitë, prandaj sot në këtë takim të jashtëzakonshëm, miting madhështor, më shumë se kurrë japim mesazhin e fortë që i vetmi flamur partie është flamuri shqiptar. Ky flamur i bukur që në fushën e tij ka gjakun e mijëra shqiptarëve që dhanë jetën, ky flamur sot është motivi ynë më i madh, për Shqipërinë evropiane.
Ky flamur sot më shumë se kurrë ka rëndësinë më të madhe, sepse Rama me “OpenBalkan” kërkon ta çnderojë dhe misioni ynë më i madh është të valvisim fort flamurin duke kthyer në Shqipëria djem e vajza, trurin e vendit që Rama e largoi.
Sot ky bulevard i mbushur po jep mesazhin e shpresës, detyra e opozitës është që mos zhgënjejë shqiptarët siç i zhgënjyem një vit më parë.
Shqipëria është në rrezik, jo pse Rama është kryeministër, por se ai është vegël qorre e grupeve antishqiptare, sepse Rama siç shiti Kosovës, do të shesë edhe Shqipërinë.
/a.r