Deputetja demokrate Albana Vokshi në fjalën e saj në protestë tha se kjo është një rrugë pa kthim deri në rrëzimin e regjimit të Edi Ramës.
“Kam nderin të jem zëri i mijërave grave dhe vajzave që nuk dorëzohen që ngrenë zërin kundër nënshtrimit. Na bashkon diçka shumë e madhe, ne jemi njerëz të sakrificës, luftojmë për fëmijët, ngremë zërin pa patur frikë nga ky regjim që kërkon të na mbyllë gojën. Sot është një ditë e mirë për demokracinë, sot është një ditë e keqe për Ramën dhe qeverinë e tij, t’i themi nuk na gënjen dot, nuk na blen dot, largohu. Sot nisim një rrugë vetëm me një drejtim, s’ka më kthim mbrapa, përpara derisa ta largojmë kryeministrin më të korruptuar në tre dekada. Lukuni e babëzitur që nuk pyet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ramën duhet ta ndalim ne, ka vetëm një mënyrë, të ngremë zërin kundër keqqeverisjes. Protesta dhe vetëm protesta është gjuha vetme që njeh Edi Rama. Të jetë 7 korriku dita e fillimit të rezistencës, të bashkimit të gjithë shqiptarëve që e duan Shqipërinë, kundër Edi Ramës dhe bandës së tij hajdute”, tha Vokshi.
/e.d