Nga Ylli Pata
Dje në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, opozita e djathtë e VRMO-DPMNE, udhëhoqi një protestë me tension të lartë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup.
Protestë që synonte të krijonte një sherr etnik mes maqesonasve dhe shqiptarëve.
Kush e ka parasysh konfigurimin e Shkupit, e kupton se nuk kishte lidhje protësta në sheshin “Skënderbej” me kontestimin ndaj parlamentit. Ato janë në pjesë të kundërta të lumit Vardar, që e ndan kryeqytetin në dy pjesë.
Sipas të gjitha gjasave, opozita e VRMO-DPMNE ka ndarë mendjen të kthehet tek tentakulat e vjetra të logjikës Gruevsku, duke refuzuar aleancën Perëndimore. Jo kot edhe presidenti francez, Emanuel Macron deklaroi se pret nga Shkuqi që ta ndajnë mendjen për çështjen.
Njëjtë siç në vitin 2016, kryetari i opozitës maqedonasve, Nikolla Gruevski refuzoi aleancën me shqiptarët dhe me Perëndimin, duke refuzuar kompromisin.
E si zgjidhje zgjodhi dhunën. Një dhunë që solli në vitin 2016, ato skenat e frikshme ku Zijadin Sela u masakrua për vdekje dhe Zoran Zaev u rrah shumë rëndë.
Me logjikën për të penguar zgjedhjen e kryetarit shqiptar të Parlamentit të Maqedonisë, Telat Xhaferi.
Në atë kohë, patëm një lëvizje mjaft vibrante në Tiranë, ku qarqet pranë Sali Berishës dhe Ilir Metës bënë përpjekje për të ndaluar koalicionin ndërmjet Zoran Zaevit dhe Ali Ahmetit.
E kjo më pas solli atë dhunë, e cila u përsërit me çadrën e Tiranës. Për ngjarjen e Shkupit, u bënë hetime atëherë e nxorën se kishim të bënim me një rrjet të fortë të spiunazhit rus, i cili donte të ndalonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO-, gjë që e solli koalicioni Zaev- Ahmeti, i cili më pas ndryshoi edhe emrin e shtetit pas një marrëveshje me qeverinë e Alexis Tsipras në Greqi.
Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, ka marrë përsipër negociatat me Sofjen dhe Parisin për marrëveshjen që i hap rrugën procesit të anëtarësimit në BE.
Po si ka mundësi që protesta në Shkup dhe në Tiranë u la në një precizim prefekt, ashtu si në 2016-n. Është rastësi kjo? Fakt është se dy palët kanë problem me Perëndimin; SHBA dhe Bashkimin Europian.
Në Shkup Mickovski tregoi se nuk është gati për të qenë partner i Perëndimit, në Tiranë, Sali Berisha, një baba politik edhe i Nikolla Gruevskit, është i padëshiruar nga Perëndimi…