Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur marshimin nga selia blu duke drejtuar qytetarët drejt kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e paralajmëruar për rritjen e çmimeve.
Protesta pritet të zgjasë rreth dy orë, ndërsa do të ketë fjalime të shumta.
Berisha doli nga selia rreth orës 19:20, ndërkohë që në sfond ishte himni i i këngës së protestës, se kënduar nga Renis Gjoka.
Ndërsa i shoqëruar nga shumë mbështetës dhe militantë ai i është bashkuar protestës.
Kreu i PD-së është pritur me ovacion, puthje dhe përqafime nga mbështetësit e tij para selisë blu.
Me thirrjet “Edi Rama ka mbaru, ka mbaru”, “E duam Shqipërinë si e gjithë Europa”, qytetarët dhe Sali Berisha dolen ne Bulevard.
Nderkohe qe autoret qe kendojne dhe himnin e protestes kane pyetur turmen nese jane ne forme, dhe permendur dhe shprehjen e famshme te kenges “M*t do…”!
Për mbarëvajtjen e saj janë angazhuar rreth 1200 foraca policie, të cilët do të qëndrojnë në të njëjtën vendosje si në protestat em ëparshme të opozitës./m.j