Deputeti demorkat i qarkut të Korçës, Bledion Nallbati i cili nuk e ka mbështetur Sali Berishën, i është bashkuar protestës së sotme.
Nga selia e Partisë Demokratike, Nallbati u shpreh se nuk bën pjesë te qytetarët të cilët reagojnë ndaj keqqeverisjes.
Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.
“Unë nuk bëj pjesë te ata që thonë çmë duhet mua dhe unë besoj se asnjë shqiptar sot nuk duhet të thotë çmë duhet mua.
Shqipëria nështë në një situatë ku të gjithë duhet të protestojnë. Kundër regjimit të Edi Ramës të gjithë duhet të jenë të bashkuar”, theksoi ai.
Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.
Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.