Prej disa kohësh tashmë përflitet për një ribashkim midis Bora Zemanit dhe Donald Veshaj.
Lëvizjet e moderatores dhe aktorit ndiqen me kërshëri nga të gjithë për të kapur ndonjë detaj që na bind më tepër se ato janë bashkë, në kohën kur mungon një deklaratë zyrtare nga dyshja.
Mirëpo së fundmi, ka qenë Romeo Veshaj, veprimi i së cilit “i ka vënë vulën” çështjes në të përfolur në rrjet.
Vëllai i Donaldit ka ripostuar në Instagramin e tij një video të një fan page të dyshes Bora -Donald, ku duket një fanse e tij duke kënduar këngën më të re të aktorit.
Ju kujtojmë që, Donald Veshaj postoi një ‘selfie’ para disa ditësh, ku shkruante: “Ëëëë mirë mos e vrit mendjen”.
Duke qenë se postimi i tij erdhi pas ironisë së moderatorit Flori Gjini, i cili rikrijoi momentin e deklaratës së Bora Zemanit kur aktori ishte në “Big Brother VIP”, u mor si një kundërpërgjgje ndaj tij.
Por Bora Zemani trazoi përsëri ujërat me një postim të bërë së fundmi. Moderatorja postoi një video në TikTok ku ka sinkronizuar buzët me një pjesë të një filmi të vjetër shqiptar ku thuhet: “Po për kokën time e vrava mendjen unë”. Kjo ka bërë që ndjekësit të dyshojnë se dyshja po dërgojnë mesazhe publike drejt njëri tjetrit në rrjetet sociale.
g.kosovari